Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi ka arritur marrëveshje edhe me basketbollistin e pestë të huaj.
Bëhet fjalë për amerikanin TJ Bickerstaff, i cili u prezantua pak më parë nga klubi prizrenas në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Bickerstaff është 206 cm i gjatë, dhe luan në pozitën 4, por edhe mund të angazhohet si qendër.
Sezonin e fundit ai u paraqit tek skuadra qipriote AEL Limassol, ku pati paraqitje të jashtëzakonshme.
Ai regjistroi mesatarisht 16.2 pikë, 11.2 kërcime dhe 1.7 asistime për ndeshje, me 54.7% saktësi nga loja e rregullt.
Bashkimi tani më ka kompletuar rosterin e të huajve, dhe këtë edicionin synon të gjithë trofetë me këtë ekip që ka ndërtuar. Kujtojmë se prizrenasit do të marrin pjesë edhe në kualifikimet e FIBA Europe Cup./Arbresh.info
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...