Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni ka emëruar trajnerin malazez Igor Jovoviq si udhëheqësin e ri të skuadrës për sezonin 2025/2026.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar.
“Klubi i basketbollit Bashkimi ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Igor Jovoviq si trajneri i ri për sezonin 2025/2026”, thuhet në komunikatën e klubit prizrenas.
Jovoviq së fundmi ka punuar në Gjermani me skuadrën Mitteldeutscher në Bundesligë. Ai ka qenë gjithashtu asistent te gjiganti gjerman Bayern Munich, ndërsa ka drejtuar edhe skuadra të njohura si Telekom Baskets Bonn, Stelmet Zielona Gora, Sutjeska dhe Buduçnost.
Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar dy tituj me Buduçnostin dhe ka arritur dy herë në gjysmëfinale të Ligës së Adriatikut, duke e ndërtuar një CV të pasur në basketbollin evropian.
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...