Barcelona ka vazhduar me rezultate pozitive, duke arkëtuar pikët e plota ndaj Getafes.
Katalunasit ishin të hatashëm duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0, sfidë e vlefshme për xhiron e 26-të në La Liga.
Raphinha e kaloi Barcelonën në epërsi pasi mori një asistim fantastik nga Jules Kounde (20’).
Katalunasit vazhduan të dominonin, me Joao Felix që e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Christensenit (53’).
Ndërsa, ishte mesfushori Frenkie de Jong që u përkujdes për golin e tretë pas asistimit të Raphinhas (61’).
Kurse, fitoren e vulosi talenti Fermin Lopez me një goditje vollej (90+3′).
Me këtë triumf, Barcelona ngjitët në pozitën e dytë në tabelë me 57 pikë, pesë më pak se Reali që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Getafe qëndron në vendin e 10-të me 34 sosh./rtk
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...