Barcelona është duke finalizuar detajet e fundit derisa vazhdojnë përgatitjet për të paguar klauzolën e blerjes së Antoine Griezmann të premten.
Atletico Madridi ka refuzuar të negociojë me Barcelonën në lidhje me Griezmannin për shkak të mos shfaqjes së tij gjatë përgatitjeve parasezonale duke lënë klubin katalunas pa asnjë zgjedhje përveçse të paguaj plotësisht klauzolën e tij prej 120 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Lajmi për pagesën e pashmangshme nga Barcelona është raportuar së pari nga Mundo Deportivo por kjo është konfirmuar edhe nga burimet e Marcas.
Data për prezantimin e tij mbetet ende e panjohur ndërkohë që të gjithë janë në pritje nga La Liga për të konfirmuar se gjithçka është në rregull në mënyrë që transferimi të vazhdoj tutje.
Barcelona shpreson të prezantoj atë të shtunën para rikthimit të skuadrës së parë të Barcelonës për ndeshjet parasezonale të hënën.
Barcelona është përpjekur për të paguar klauzolën e blerjes gjatë orëve të fundit ndërkohë që ka mohuar raportet se kanë kërkuar huazim të hollash për të finalizuar transaksionin sa më shpejtë./arbresh.info/
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...