Josep Pedrol, në El Chiringuito TV, pretendoi se Barcelona kishte përfunduar nënshkrimin e një futbollisti spanjoll, por ai nuk u lejua të zbulont emrin. Ai pretendoi se megjithatë do të zbulonte lojtarin sot.
Ndryshe nga deklarata e tij, Moises Llorens ka pohuar se Barcelona ende nuk ka nënshkruar me askënd. Në fakt, ata do të duhet të bëjnë vend në faturën e pagave për të akomoduar Andreas Christensen dhe Franck Kessie – dy lojtarë që përflitet se kanë nënshkruar tashmë me klubin.
Pjesa intersante e deklaratës se Pedrol ishte se Barça nuk ka qenë e lidhur fort me ndonjë lojtar spanjoll përveç Cesar Azpilicueta-s, situata e kontratës së të cilit është ende e panjohur.
Kapiteni i Chelseat ka një zgjatje automatike të kontratës njëvjeçare në kontrën e tij, e cila është shkaktuar sipas disa raportimeve. Barcelona ende dëshiron të ndjekë nënshkrimin e tij dhe shpreson se londinezët do të jenë shumë më mikpritës.
Blaugranët kanë qenë të lidhur fort me Robert Leëandoëskin në të kaluarën, por transferimi i tij është i vështirë për një sërë aryesh.
Jo vetëm që ai dëshiron një kontratë afatgjatë – e cila në moshën 33-vjeçare duket më pak se e arsyeshme – por edhe sepse Bayern Munchen nuk është i gatshëm ta lërë të largohet këtë verë.
Në fakt, Barça duket se ka humbur ‘nënshkrimin’ e tretë në formën e Noussair Mazraoui. Marokeni ishte në rrugën e tij për në Kataluni, sipas raportimeve të shumta, por oferta e minutës së fundit të Bayernit duket se e ka tunduar atë të bëjë një goditje të fortë drejt Mynihut.
Sidoqo që të jetë, pritet që emri i lojtarit spanjoll të bëhet i ditur sonte nga Pedrol dhe për rrjedhojë, do të ketë më shumë raportime në ditët në vijim për të njëjtën gjë./Arbresh.info
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...