“Blaugranët” janë ndalur në kompeticionin më të madh evropian nga kampioni i Greqisë.
Olympiacos ka rrëmbyer një pikën e parë në ndeshjen si nikoqir ndaj Barcelonës mbrëmjen e së martës të zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Karaiskakis përfundoi pa gola 0 me 0.
Takimi prodhoi shanse të panumërta nga gjiganti katalunas, por përpjekjet e vazhdueshme nga superylli Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk finalizuan me gol falë paraqitjes solide që treguan nikoqirët.
Sidoqoftë, Barcelona vazhdon qëndrimin në krye të Grupit D me dhjetë pikë, tri më shumë se Juventusi në pozitën e dytë./arbresh.info/
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme