Barcelona njoftoi të premten e kaluar se kthimi në Spotify Camp Nou do të shtyhet për shkak të punimeve të vazhdueshme të ndërtimit, të cilat nuk do të përfundojnë në kohë për ndeshjen e Trofeut Joan Gamper, që ishte parashikuar të zhvillohej më 10 gusht.
Klubi konfirmoi se nuk do të ketë lejet e nevojshme nga Këshilli Bashkiak për të hapur stadiumin, duke shtyrë sërish rikthimin e skuadrës në fushën e saj.
Megjithatë, sipas raportimeve të MARCA, Barcelona mund të përfitojë financiarisht nga kjo situatë.
Sipas presidentit të klubit, Joan Laporta, kompania turke e ndërtimit Limak përballet me një gjobë prej një milion eurosh për çdo ditë vonese nëse stadiumi nuk hapet sipas planit.
Ndërkohë që data e saktë e rikthimit mbetet e pasigurt, kjo kompensim potencial mund të përbëjë një shumë të konsiderueshme për klubin, duke pasur parasysh vështirësitë e vazhdueshme.

Fillimisht, klubi shpresonte të kthehej në ‘Camp Nou’ më 14 shtator për ndeshjen e La Ligas kundër Valencias.
Megjithatë, rregulloret e UEFA-s kërkojnë që të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të luhet në të njëjtin stadium, duke vështirësuar planet pasi sezoni i Ligës së Kampionëve fillon më 16 shtator.
Kjo pasiguri shton presionin për të përfunduar sa më shpejt përgatitjet e stadiumit.
Barcelona kishte parashikuar fillimisht të rikthehej në stadium më 29 nëntor 2024. Nëse kjo datë merret si pikënisje, gjobat ditore ndaj Limak mund të kapin mbi 200 milionë euro.
Edhe pse klubi ka pranuar se rrethana të paparashikuara jashtë kontrollit të Limak kanë kontribuar në vonesat, pasojat financiare nënvizojnë rëndësinë e përfundimit në kohë të punimeve./Telegrafi/
Hoxhaj takim me deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i mar...
Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë...
Presidentja Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t...
Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij në Ra...
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it