Sipas raporteve të fundit nga Spanja, Barcelona është duke u përgatitur për të bërë ndryshime të mëdha në skuadrën e tyre gjatë verës.
Ata synojnë të sjellin brenda një numër të madh lojtarësh të rinj dhe si rezultat i kësaj, largime të shumta pritet të ndodhin gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
Frenkie de Jong dhe Adrien Rabiot besohen se janë në krye të listës së tyre të dëshirave, gjë e cila nuk vije si një befasi për ata që kanë ndjekur lëvizjet e tyre në merkato gjatë muajve të fundit.
Barcelona kërkon një portier të ri, një mbrojtës të ri qendror, një mesfushor (ka gjasa edhe dy) dhe një sulmues të ri me qëllimin për të filluar dominimin evropian sërish.
Ka kaluar një kohë e gjatë që nga hera e fundit kur ata kanë ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe derisa fitorja e La Ligas është ende një arritje fantastike, fakti që rivali i tyre i përbetuar – Real Madridi ka pasur shumë sukses në kompeticionin më të madh, i pengon atyre shumë nga brenda./arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...