Barcelona është në kontakt me sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazetten.
Le 10 Sport raporton se Barcelona ka kontaktuar menaxhmentin e lojtarit për t’i njoftuar ata rreth interesimit të tyre, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni në La Liga e sheh Lacazetten si një alternativ të sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili ka konfirmuar tashmë se do të largohet nga “Los Rojiblancos”.
Në rast se francezi refuzon transferimin në Camp Nou, ata do të reagojnë për të siguruar shërbimet e Lacazettes si një alternativ tjetër. Sugjerohet se sulmuesi i zhdërvjellët është shumë atraktiv për drejtorët e Barcelonës.
Në fillim të kësaj jave, Alexandre Lacazette është pyetur në lidhje me këto spekulime.
Duke folur për Telefoot, Lacazette është përgjigjur thjeshtë duke thënë: “Është për tu krenuar”./arbresh.info/
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’, veç 1 kundër
Kuvendi i Kosovës po trajton rezolutën për procesin gjyqësor...
Betohen 18 deputetë të rinj, zëvendësojnë ata që u bënë pjes...