Barcelona ka fituar me rezultat 3-2 në udhëtim te Levante në kuadër të javës së 31-të në La Liga.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo rastet për të dyja skuadrat nuk munguan.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, duke shënuar përmes Jose Luis Morales që realizoi nga penalltia.
Levante pati një tjetër penallti vetëm katër minuta më vonë, mirëpo Marti nuk ia doli ta mposhte Marc Andre ter Stegein.
Kështu, Barcelona filloi ta merrte lojën nën kontroll dhe ia doli të realizonte dy gola.
Ishte minuta e 59-të e takimit, kur Ousmane Dembele asistoi te Pierre Emerick-Aubameyang, për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Në minutën e 63-të, Pedri e kaloi Barcelonën në epërsi, falë një asistimi perfekt nga Gavi.
Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazonin shifrat në 2-2 me golin e Gonzalo Melero (83′).
Të njëjtën gjë e bënë edhe katalunasit, pasi në sekondat e fundit të takimit e shënuan golin e fitores, për rezultatin final 3-2 me anë të Luuk de Jong (90+2′), me një asistim të Jordi Albas.
Pas javës së 31-të, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 60 pikë.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...