Barcelona ka nxjerrë një barazim (1-1) si mysafir i Eintracht Frankfurtit në stadiumin ‘Deutsche Bank Park’ në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Të dyja skuadrat i patën rastet e tyre në fraksionin e parë të lojës, mirëpo pas 45 minutave, rrjetat heshtën.
Me të filluar gjysma e dytë, një top i pa pastruar mirë arriti në këmbët e Ansgar Knauff jashtë zonës dhe ai nuk mendoi dy herë duke dërguar një goditje që u ndal në rrjetën e portës së Marc-Andre ter Stegen.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 66-të kur pas kombinimeve me Frenkie de Jong, Ferran Torres i nivelizoi shifrat.
Rezultati i barabartë lë gjithçka të hapur, megjithëse Barcelona është favorit ndaj Eintracht Frankfurtit, pasi ndeshjen e kthimit e zhvillon para tifozëve në Camp Nou.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...