Barcelona ka fituar 4-1 përballë Levantes në Camp Nou.
Katalunasit e dominuan fraksionin e parë lojës, mirëpo mysafirët arritën të mbaheshin duke shkuar në pushim me portën të paprekur.
Seria e golave nisi në gjysmën e dytë. Messi dërgoi një harkim fantastik në zonë, të cilin e priti Bartra për ta zhbllokuar rezultatin (50’).
Pas një angazhimi të Alves nga e djathta, topi shkoi te Neymar, i cili dështoi në tentimin e parë, ndërsa në të dytin ua futi topin nën këmbë dy mbrojtësve për ta dyfishuar epërsinë (56’).
Ndalimi i Neymarit në zonë nga Trujillo u ndëshkua me penalti. Lionel Messi ishte i saktë nga pika e bardhë (60’).
Në minutën e 66-të, Victor Casadesus realizoi golin e nderit për mysafirët.
Në vazhdim të ndeshjes, u akordua një tjetër penalti për Blaugranët, por kësaj radhe Messi gjuajti mbi portë. Argjentinasi nuk mund t’ia falte vetes këtë gabim dhe shënoi një gol në stilin e tij, teksa katër mbrojtës nuk arritën ta ndalnin (90’).
Barca ka 4 ndeshje dhe po kaq fitore dhe udhëheq tabelën me 12 pikë. /Albeu.com/
https://www.youtube.com/watch?v=u5gwGfhSfcg
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...