Barcelona ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales në UEFA Ligë të Kampionëve pas fitores së thellë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) ndaj AS Romas.
Gjiganti katalunas ka mposhtur me rezultat 4 me 1 skuadrën italiane në takimin e parë të zhvilluar në Camp në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të kompeticionit më të madh evropian, shkruan portali arbresh.info.

Daniele de Rossi i dhuroi epërsinë “Blaugranëve” me një autogol në minutën e 38′ të ndeshjes para se Kostas Manolgas ta bënte të njëjtën gjë vetëm pas minuta pa u bërë një orë lojë duke i dyfishuar epërsinë liderit në La Liga.
Goli i tretë u shënua nga mbrojtësi Gerard Pique në minutën e 59′ që ishte i pari nga skuadra e Barcelonës.

Në dhjetë minutat e ndeshjes, skuadra e Eusebio di Francescos arriti të ngushtojë epërsinë duke realizuar për 3 me 1 përmes Edin Dzekos, por Luis Suarez arriti të mposhtë sërish portierin Alisson duke realizuar për 4 me 1 në minutën e 87′.
Ndeshja kthyese zhvillohet në Olimpico javën të martën e javës së ardhshme./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat në videon më poshtë:
https://streamable.com/6g9yr
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...