Real Madridi tashmë ka mposhtur Barcelonën në garën për nënshkrimin e spanjollit të shumëvlerësuar, Dani Ceballos.
Mesfushori i Spanjës U21 do t’i bashkohet ‘Los Blancos’ nga Real Betisi për një marrëveshje gjashtë vjeçare pas refuzimit për transferim te klubi në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona mund të humbas gjithashtu garën për një tjetër mesfushor ndaj rivalit në ‘El Clasico’.
Barcelona është shfaqur favorit për të nënshkruar me ish mesfushorin e Tottenhamit, Paulinho, nga klubi kinez Guangzhou Evergrande, por sipas një raporti nga gazeta ‘Mundo Deportivo’, gjërat duket se janë duke ndryshuar.
Gazeta e lartpërmendur spanjolle pretendon që Real Madridi mund të siguroj me lehtësi transferimin e Guangzhous për shkak të lidhjeve të presidentit të klubit me Super Ligën e Kinës.
‘Mundo’ raporton madje që pronari i Real Madridit, Florentino Perez, dhe presidenti i Guangzhous, Xu Jiyain, janë shokë të afërt./arbresh.info

Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...