Sulmuesi i Nices, Mario Balotelli, ka kritikuar Dani Alves për komentet e bëra për Astori-n.
Kapiteni i Fiorentina-s vdiq në gjumë në moshën 31-vjeçare ditën e diel. Dani Alves shkaktoi polemika kur foli për vdekjen e mbrojtësit duke thënë se “mijëra fëmijë vdesin përditë dhe nuk i kushton njeri aq shumë vëmendje. Edhe vdekjet e tyre janë të rëndësishme.”
Kjo nuk i pëlqeu Balotelli-t, i cili tregoi mërzinë e tij në Instagram.
“Ajo që tha ai ishte e gabuar, ishin komente që mund t’i kishte mbajtur për vete,” shprehet Balo.
“Ai duhet të kishte shprehur ngushëllimet e tij dhe kaq. Astori ishte një djalë i mirë, i sjellshëm, dhe unë e di këtë pasi kemi luajtur në kombëtare.
“Fatkeqësisht nuk mund të jem në varrim pasi kam një seancë stërvitore”.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot