Kampioni aktual i Kosovës në futboll, Ballkani, i ka fituar tri pikë në tavolinë për ndeshjen ndaj Feronikelit ’74, e cila në Suharekë u mbyll me rezultat 1-1.
Kjo pasi Ballkani u ankua në Federatën e Futbollit të Kosovës se skuadra nga Drenasi e ka kundruarar një futbollist që s’kishte të drejtë loje.
Sot, Federata e ka aprovuar ankesën e Ballkanit, ku Komisioni i Garave të FFK-së vërtetoi se futbollisti Lavdim Zumberi nuk ishte i regjistruar në sistemin ndërkombëtar TMS, si futbollist i Feronikelit ’74.
Me fitoren në tavolinë, Ballkani kap kuotën e 39 pikëve ku pozicionohet i dyti në tabelë, ndërsa Feronikeli ’74 pozicionohet në vendin e fundit me 10 pikë.
Klankosova.tv. e ka sigurar pasqyrimin, ai figuron ende si një lojtar i skuadrës zvicerane, FC Baden 1897, duke e pasur statusin aktiv si futbollist i këtij ekipi./kk

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A