Xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës ka përfunduar me rezultate mjaft interesante.
Padyshim befasia më e madhe e kësaj jave ka qenë humbja e Dritës ndaj Fushë Kosovës, me rezultat 1-0, shkruan Arbresh.info.
Teksa Ballkani triumfoi në udhëtim tek Dukagjini me rezultat 2-0, Llapi po ashtu fitoi ndaj Feronikelit 74’ si mysafir.
Ndërkohë një fitore shumë të rëndësishme e shënoi Malisheva ndaj Gjilanit me rezultat 3-2, që tani mund të themi se është një hap larg Evropës.
Por edhe pse jo të luftojë për titull.
Fitoreve iu kthye edhe Prishtina që mposhti Lirinë me rezultat 3-1.

Ballkani mbetet lider me 48 pikë, një më shumë se Llapi që është në vendin e dytë.
Në vendin e tretë është Drita që ka 43 pikë, ndërsa Malisheva është afruar në dy pikë me gjilanasit, duke u futur fuqishëm në luftë për një vend në Evropë, nga tri pozitat e para, pasi larg kreut aktualisht është shtatë pikë.
Prishtina është e pesta me 34 pikë, ndërsa Dukagjini ka mbetur në vendin e gjashtë me 30 pikë.
Sa i përket luftës për barazh, Feronikeli mbetet i shtati me 23 pikë, ndërsa Gjilani si i teti ka 22 pikë. Fushë Kosova me tri pikët e fituara shkon në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Liria mbetet në fund me 10 pikë./Arbresh.info/

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë