Bale ka vendosur, dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe t’iu tregojë të gjithëve kualitetet që posedon.
Gareth Bale nuk po kalon nëpër një formë aspak të mirë në Real Madrid, pavarësisht se ka disa muaj që është i padëmtuar dhe stërvitet maksimalisht, duke shtuar kështu zërat për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu”, shkruan Gazeta Express.
Por, Daily Mail raporton se Bale dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, pavarësisht se Zidane nuk po i beson shumë në sfidat e fundit – e largoi nga loja kundër Juventusit menjëherë pas pjesës së parë.
Anësori beson në cilësitë e tij për një vend në formacionin titullar dhe Zinedine Zidane nuk ia ka mbyllure ende krejtësisht derën uellsianit. /Gazeta Express
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend