Reprezentuesi brazilian është nën vëzhgim nga klubet e tjera në vazhdimësi edhe pse ai nuk e mendon largimin nga Barcelona.
Babai i Neymar, ka treguar se nëse klubet tjera do të dëshiron që ta blinin të birin e tij nga Barcelona, do të detyroheshin të shpenzonin hiç më pak se 430 milionë euro.
“Kam pasur oferta të ndryshme për Neymarin, por ato kanë ardhur tek unë e jo në adresë të tij”.
“Po të dëshironim më shumë para do të shkonim në ndonjë klub tjetër, por dëshira e tij është që të luajë me Barcelonën”, tregon ai.
Neymar Senior, tregon që ka pasur një ofertë edhe nga Real Madridi.
“Reali ishte i interesuar për djalin tim dhe kishte dërguar disa ndërmjetësues, por unë ua thash atyre disa fjalë: së pari duhet të paguani klauzolën prej 190 milionë eurove, plus taksat dhe me gjithë shpenzimet tjera, ai do t’iu kushtojë 430 milionë euro”.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK