Babai i Neymar mohon bisedimet me Barcelonën

08:11 | 3 Korrik 2019

Babai i Neymarit ka mohuar raportet se është duke u takuar me Barcelonën rreth një transferimi të mundshëm të djalit të tij gjatë verës në Paris Saint Germain.

Spekulimet në fillim të kësaj jave kanë sugjeruar që Neymar Snr dhe avokati i tij brazilian ishin duke hapur bisedimet me zyrtarët e Barcelonës në Kataloni mes raporteve të shumta se 27-vjeçari dëshiron të rikthehet në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, babai i tij ka insistuar se gjërat nuk qëndrojnë kështu duke zbuluar se ai është ende në Brazil dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Evropë derisa djali i tij të përgatitet për rikthim në PSG.

“Nuk është planifikuar, jam në Brazil dhe do të qëndrojë këtu deri kur djali im të rikthehet në PSG”, ka thënë ai për Canal Supporters.

Raporte të shumta kanë pretenduar se Neymari është i gatshëm për largim nga klubi në Parc des Princes, vetëm dy vite pas kalimit në kryeqytetin francez për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara