Feronikeli do ta zhvillojë të martën ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues ndaj ekipit Slovan Bratislava.
Feronikeli e ka një tjetër ndeshje të rëndësishme para vetes.
Më datën 30 korrik, kampioni i Kosovës e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Slovan Bratislava, për ta zhvilluar ndeshjen kthyese, të kualifikimeve për Europa League.
Ndeshja e parë e luajtur në Bratisllavë përfundoi me rezultat 2-1, prandaj në këtë takim Feronikeli duhet të ballafaqohet me disavantazhin e një goli.
Takimi fillon prej orës 18:00.
Skuadra nga Drenasi duket në formë të mirë në stërvitje dhe me atmosferë të mirë brenda klubit.
Një rezultat pozitiv patjetër që është i nevojshëm për “Niklin”. /Gazeta Express/
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100