Atalanta ka arritur një fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas me rezultat 2:1 në sfidën e xhiros së gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Chelsea e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 26-të, kur Joao Pedro shënoi nga një asist i Reece James, shkruan Arbresh.info.
Ky gol u rishkua edhe nga VAR-i që konfirmoi se shënimi ishte i rregullt.
Blutë patën disa raste të mira në pjesën e parë, sidomos me Jamie Gittens dhe Reece James, por mungesa e saktësisë i la me vetëm një gol në 45 minutat e para.
Atalanta reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Në minutën e 55-të, Charles De Ketelaere harkoi bukur në zonë dhe Gianluca Scamacca shënoi me kokë për 1:1.
Presioni i vendasve vazhdoi dhe shpërbleu në minutën e 83-të, kur një goditje e De Ketelaere u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke përmbysur rezultatin në 2:1.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe Atalanta arkëtoi tre pikë të mëdha ku tashmë ngritët në pozitën e katërt me 13 sosh, teksa Chelsea mbetet i 10-ti me dhjetë pikë.
Ndeshjen e radhës skuadra e Gjimshitit e luan ndaj Bilbaos, kurse “Blutë e Londrës” përballen me Pafosin./Arbresh.info
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump