Arsenali është duke e përballur me mungesa të shumta gjatë gjithë këtij sezoni, ku së fundmi mbeti edhe pa lojtarin kryesor të ekipit, Bukayo Saka.
Për ta zëvendësuar Sakan, Arteta përdori Ethan Nwaneri i cili performoi shkëlqyeshëm në dy ndeshjet e fundit me klubin, shkruan Arbresh.info.
Ai madje shënoi gol ndaj Brightonit, por që u zëvendësua menjëherë pas mbarimit të pjesës së parë, pasi pësoi lëndim.
E dëmtimin e djaloshit 17-vjeçar e konfirmoi edhe trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta. Ai ka marrë një dëmtim muskulor dhe pritet t’i mungojë klubit për disa javë.
“Për fat të keq ai ka marrë një dëmtim dhe do të mungojë për disa javë”, ka thënë Arteta.
?⚠️ Bad news for Arsenal as Ethan Nwaneri will be out with muscular injury.
“Unfortunately he has picked up an injury and is going to be out for a few weeks”, says Mikel Arteta. pic.twitter.com/TuFcfcfgIe
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 6, 2025
Nwaneri është paraqitur 18 herë këtë sezon me Arsenalin në shumicën prej ndeshjeve si zëvendësues, mirëpo ka lënë gjurmë duke shënuar pesë gola, në të gjitha garat./Arbresh.info
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...