“Tiks.app”, platforma për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë – Angli, është ankuar në sulme të hakërreve për dështimin e sotëm që të shesë bileta për ndeshjen e së dielës.
Shumë qytetarë u ankuan se po e kanë të pamundur blerjen e biletave, ndërsa kjo platformë përmes një njoftimi të ri ka thënë se po punon për të riaktivizuar shërbimin.
“Ne si platformë kemi qenë cak i disa sulmeve me ç’rast shërbimi ka qenë shumë i limituar. Ne jemi munduar që shërbimin ta mbajmë aktiv gjatë kësaj, mirëpo kjo gjë nuk ishte e mundur. Disa prej përdoruesve kanë arritur të sigurojnë bileta, ndërsa për përdoruesit e tjerë jemi duke punuar në vazhdimësi për të riaktivizuar shërbimin. Ndjejmë keqardhje për situatën e cila është krijuar dhe shpresojmë të kemi mirëkuptimin e juaj në këtë rast. Shpresojmë që këto akte keqdashëse të ndalen sa më shpejtë dhe shërbimi i shitjes së biletave të vazhdojë shumë shpejtë”, thuhet në njoftimin e kësaj platforme.
Ndërkohë, shitja e biletave në tregun e zi tashmë ka filluar e kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se ka kontaktuar me drejtuesit e kompanisë për shitjen e biletave dhe se ai ka marrë garanci se sistemi është duke funksionuar dhe nuk ka probleme.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...