Manchester United ka arritur të mposht Arsenalin me rezultat 1 me 3 në Emirates Stadium.
Golat për fitoren e United i shënuan Antonio Valencia (4’) dhe Jesse Lingard, i cili realizoi dy herë në minutat 11’ dhe 63’.
Ndërsa për Arsenalin shënoi francezi, Alexandre Lacazette, në minutën e 49.
Për skuadrën vendasi u paraqitën nga minuta e parë edhe Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, shkruan arbresh.info.
Mustafi u detyrua të largohet nga ndeshja në minutën e 12 pas lëndimit që pësoi ndërsa Xhaka zhvilloi 70 minuta.
Ish mbrojtësi i Valencias u vlerësua me notën 4.8, pasi ishte fajtori kryesor në pësimin e golit të dytë, pasi humbi topi nga presioni i Lingard.
Xhaka pati një paraqitje mbi mesatare dhe u vlerësua me notën 7.3.
Lojtari i ndeshjes u shpall portieri spanjoll i djajve të kuq, David De Gea, i cili u vlerësua me notën 9.3.
Lojë të mirë për mysafirët zhvilluan edhe Athony Martial, i cili dhuroi një asistim dhe u vlerësua me notën 8.1, Lingard shënoi dy gola, u vlerësua me notën 8.4 dhe Paul Pogba me notën 7.1, pasi dhuroi dy asisita por edhe u ndëshkua me karton të kuq.
Për, Arsenalin më të mirët ishin Alexandre Lacazette me notën 7.8, Mesut Ozil me notën 7.
Manchester United takimin e radhës do ta zhvillojë në Old Trafford, kundër liderëve të ligës, Manchester City ndërsa Arsenali do të takohet me Southamtpon. /arbresh.info/
Për më shumë lexojeni raportin e ndeshjes në këtë link :http://www.arbresh.info/sport/spektakel-ne-emirates-djajte-e-kuq-rrembejne-tri-pike-ndaj-arsenalit-superior/
Notat e lojtarëve:
Arsenal:

Manchester United:

Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...