Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari ka arritur sot (e mërkurë) për t’i kryer testet mjekësore para zyrtarizmit si lojtar i ri i Milanit.
Pas disa negociatave të mundimshme, marrëveshja mes Milanit dhe Club Brugg u mbyll për 34 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse, megjithëse shifra pak më të larta po rrjedhin nga Belgjika, gjë që do ta çonte investimin e Rossonerëve në një total prej 39 milionë eurosh.
Pas arritjes së Jasharit të martën mbrëma në Milano, duke zbarkuar në Linate, mesfushori i ri i Rossonerëve tani mbërritur në klinikën La Madonnina.
Jashari gjatë ditës së sotme do t’i disa nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruaj kontratën dhe të konfirmohet si lojtar i ri i gjigantit evropian.
Lojtari i ri i kuqezinjve thuhet se do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Milanin, të vlefshme deri në verën e vitit 2030, me vlerë 2.5 milionë euro në vit. /Telegrafi/
Visite mediche in corso per #Jashari pic.twitter.com/bgikmOiSSd
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) August 6, 2025
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...