Arda Turan nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona dhe do të injoroj të gjitha ofertat që shtrohet nga Italia dhe Angli.
Agjenti Ahmet Bulut ka konfirmuar për ‘FCInterNews‘ se klienti i tij nuk ka ndërmend të largohet nga klubi katalunas pavarësisht interesimit të madh të shfaqur për mesfushorin, transmeton portali arbresh.info. I pyetur rreth interesimit nga Milani dhe Arsenali, Bulut u përgjigj thjeshtë: “Arda do të qëndroj te Barcelona”.
Lexo më shumë: Zëvendësuesi i mundshëm i Luis Enriques te Barcelona (FOTO)
Reprezentuesi turk ndihet i lumtur në ‘Camp Nou’ dhe nuk është duke menduar largimin. Ai refuzoi oferta madhështore nga Super Liga e Kinës.
Pavarësisht largimit të Luis Enriques nga klubi në fund të sezonit, mesfushori beson se ende do të ketë vend në skuadër dhe nuk planifikon ndryshimin e ambientit./arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...