Ansu Fati do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës me eliminim direkt në Ligën e Evropës kundër Napolit.
Sulmuesi 19-vjeçar spanjoll ka pasur një sezon të vështirë, duke bërë vetëm pesë paraqitje në La Liga për shkak të një sërë lëndimesh dhe problemet e tij do të vazhdojnë edhe për pak kohë.
Siç raporton Corriere dello Sport, Fati pësoi një lëndim në tendinën proksimale të kofshës në këmbën e majtë në pjesën e parë të ndeshjes së Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos.
Blaugranët ende nuk kanë bërë të ditur se sa kohë do të jetë jashtë fushës, por është pothuajse e sigurt që ai do të humbasë ndeshjen e parë të play-off-it kundër Napolit më 17 shkurt.
Ka mundësi që 19-vjeçari spanjoll t’i nënshtrohet një operacioni, por tani për tani Barcelona dëshiron të presë dhe të shohë se si do të zhvillohet lëndimi në të ardhmen e afërt.
Fati ka munguar tashmë në 23 ndeshje deri më tani këtë sezon për shkak të një lëndimi në kofshë dhe probleme me gjurin.
#AnsuFati, #Napoli a rischio? Il #Barcellona teme un lungo stop ❌ https://t.co/fu4hHW5PNA
— Corriere dello Sport (@CorSport) January 21, 2022
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...