Mesfushori i Paris Saint Germain, Angel Di Maria raportohet se ka vendosur që është i hapur për transferim te Barcelona.
Di Maria ka shijuar tri sezone impresive në Parc des Princes duke realizuar në përgjithësi 50 gola brenda 123 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, argjentinasi ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe PSG ka nevojë të përmirësojë pozitën e tyre në FFP, gjë që mund të dërgojë deri në shitjen e 30-vjeçarit këtë verë.
Bazuar në raportet në Spanjë, Barcelona dhe Atletico Madridi janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin, por Di Maria thuhet se preferon kalimin në Camp Nou.
Ndërmjet viteve 2010 dhe 2014, Di Maria shpenzoi kohë te rivali lokal i Atleticos – Real Madridi, gjë e cila mund të jetë një arsye para ngurrimit të lojtarit./arbresh.info/
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...
Prattipati shkon për takim te Osmani, nuk pranon të deklaroh...
Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifa...
Raporti rajonal: Kosova vendi më i sigurt për të jetuar në B...
Cristiano Ronaldo bëhet aksionar i Almerias, blen 25% të klu...