Ancelotti flet për mundësitë e transferimit e Vinit në Arabi

09:17 | 29 Janar 2025
D.H

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një klub arab i ka ofruar Real Madridit 300 milionë euro për Vinicius Junior.

Në një konferencë për media trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur lidhur me këtë cështje, shkruan Arbresh.info.

“Mund t’iu them se Vinicius mund të qëndrojë dhe të fitoj titujë me këtë klub. Nëse një lojtar largohet nga Reali për në Saudi? Unë kuptoj gjithçka në futboll. Ashtu si vendimi i Toni Kroos. Por Vinicius dëshiron të qëndrojë këtu dhe të zgjedhë lavdinë”, potencoi ai.

Vinicius dhe Real Madridi kanë një kontratë që i mban të lidhur deri në vitin 2028./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale