Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti raportohet se po lodhet me veprimet e sulmuesit Vinicius Junior në fushë. 24-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të komnetuar në La Liga.
Ndërsa aftësia e tij në fushë është e pamohueshme, braziliani me sa duket nuk është shumë i dashur për italianin për mospërfilljen e tij të vazhdueshme për gjyqtarët, të cilët i kanë fituar tre kartonë të verdhë këtë sezon.
Sipas rregullave të reja, vetëm kapiteni i skuadrës lejohet të protestojë ndaj vendimeve të arbitrit për penallti, kartonë të kuq ose gola të anuluar.
Megjithatë, lojtarët e Los Blancos, veçanërisht Vinicius, duket se nuk janë përshtatur me realitetin e ri, duke tërhequr kritikat nga Ancelotti.
“Rregullat kanë ndryshuar dhe ne duhet të mësohemi me këtë. Duhet të shmangim protestat dhe kaq. Nuk është e drejtë apo e padrejtë. Ne duhet të përshtatemi me këtë”, ka thënë Ancelotti.
Vinicius ka marrë tre kartonë të verdhë në shtatë ndeshje. Sipas Tribal Football, Ancelotti, djali i tij Davide dhe anëtarë të tjerë të stafit kanë folur me brazilianin për të përmirësuar sjelljen e tij në fushë, por kjo duket se ka rënë në vesh të shurdhër. Tani thuhet se Ancelotti ka ‘hequr dorë’ nga Vinicius.
Është me vend të theksohet se kampionët në fuqi kanë marrë nëntë paralajmërime në shtatë ndeshje këtë sezon, me Vinicius që ka marrë tri prej tyre, siç u përmend më lart. /Telegrafi/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...