Carlo Ancelotti foli në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së Real Madridit kundër Sevillas në La Liga të shtunën.
Trajneri italian ka filluar konferencën me fjalët për ndeshjen e radhës, teksa foli edhe rreth titullit kampion të La Ligas të fituar nga rivali i tyre, Barcelona.
“Të luash kundër Sevillas është gjithmonë e vështirë. Duam ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Ne donim të ishim në garën për titull në ditën e fundit të ndeshjes, sigurisht”.
“Pse patëm vështirësi këtë sezon? Ndonjëherë, ndodh si këtë sezon. Barça ka bërë shumë mirë. Ata ishin të fortë dhe të qëndrueshëm”.
“Barcelona e meritonte të fitonte La Ligan, por sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...