Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani e ka mposhtur koronavirusin.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili u infektua gjatë grumbullimit me Kosovën dhe pas 2 javësh në karantinë do të jetë i gatshëm për skuadrën e kaltër dhe trajnerin Gattuso duke filluar nga ndeshja e kësaj të enjteje në Europa League ndaj AZ Alkmaar, pasi në tamponin e fundit ka rezultuar negativ, raporton indeksonline.
Mbetet për t’u parë nëse Gattuso do t’i japë minuta Rrahmanit në ndeshjen e radhës në Europa League, edhe pse kjo duket e vështirë duke patur parasysh që mbrojtësi kosovar ende nuk ka debutuar me skuadrën jugore në këtë sezon as në Serie A e as në Evropë. /Arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...