Sipas raporteve të fundit nga Spanja, Alvaro Morata nuk do të largohet nga Chelsea për transferim në Barcelonë.
Morata, i cili është transferuar te klubi anglez për 58 milionë funta nga Real Madridi vetëm 18 muaj më parë, duket se dëshiron të largohet nga Londra për rikthim në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
Dhe Barcelona duket e interesuar për shërbimet e sulmuesit pasi shitën Munir El Haddadin te Sevilla për vetëm një milionë këtë dimër.
Por, klubi në Camp Nou nuk do të reagojë për të transferuar sulmuesin e Spanjës këtë merkato të transferimeve.
Kështu shkruan gazeta me bazë në Barcelonë – Mundo Deportivo, e cila pretendon se trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është duke shikuar për opsione të tjera para Moratas./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...