Ish mbrojtësi i Liverpoolit dhe Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesional në moshën 34-vjeçare.
Ish reprezentuesi i Spanjës ka fituar FIFA Kampionatin Botëror në vitin 2010 dhe dy Kampionate Evropiane brenda 56 paraqitjeve për vendin e tij, transmeton portali arbresh.info. Ai gjithashtu ka fituar shumë trofe te kampioni spanjoll Real Madridi, përfshirë një në ligë dhe dy tituj në Ligë të Kampionëve.
“Është koha për të thënë lamtumirë”, tha Arbeloa. “Fizikisht isha në gjendje të mirë për të vazhduar të luaj”
“Madridi është klubi i jetës time, unë asnjëherë nuk do të kërkojë për ndonjë punë nga ata, por do të jem gjithmonë i hapur ofruar vetën”, shtoi ai.
Arbelao ka bërë më shumë se 150 paraqitje te gjiganti në Santiago Bernabeu./arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...