Al Nassr zbret sot në fushë, por jo Ronaldo/ E gjitha lidhet me United

15:58 | 5 Janar 2023
KRG

Tifozët e Al Nassr do të duhet të presin edhe disa ditë për të parë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon, në fushën e lojës.

Siç raportojnë mediet angleze, Ronaldo do të duhet të vuaj dënimin me dy ndeshje për episodin e shuplakës me tifozin e Everton në fund të një ndeshjeje në Premier League.

Dënimi iu komunikua në nëntor, por pushimi për Botërorin dhe ndarja me Manchester United nuk e lejuan që ta shlyente këtë dënim.

Sipas rregulloreve të transferimeve të FIFA-s, “çdo dënim disiplinor deri në katër ndeshje ose deri në tre muaj që i është dhënë një lojtari, por që nuk është shlyer ende (plotësisht) në kohën e transferimit, do të zbatohet në skuadrën e re”./SS/

Shpërndaje në rrjete sociale