Al Nassr, skuadër ku pak javë më parë u transferua Cristiano Ronaldo, po negocion inkorporimin e menjëhershëm të portierit Keylor Navas. Lëndimi i Ospinës ka detyruar trajnerin Rudi García të kërkojë marrjen e një portieri dhe opsioni i parë nuk është askush tjetër veçse ish-lojtari i Real Madridit.
Negociatat janë të hapura dhe mund të mbyllen këtë javë, aq më tepër që Keylor Navas do të jetë në Riad me rastin e miqësores që PSG do të luajë kundër një përzgjedhjeje me futbollistë nga Al Nassr dhe Al Hilal.
Portieri kolumbian u dëmtua në bërrylin e djathtë në ndeshjen e fundit të luajtur nga skuadra e tij dhe periudha e mungesës supozohet të jetë e gjatë, ndaj kërkohet një alternativë për të.
Në fakt, Ospina planifikon të udhëtojë në Madrid për të konsultuar dhe parë mundësinë e një operacioni në kryeqytetin e Spanjës./SS/
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...