Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes, nuk ka humbur kohë pasi u rikthye në vendlindjen e tij në Spanjë dhe po synon të afrojë disa lojtarë tek Al Ittihadi në Arabinë Saudite.
Luiz Felipe i cili më herët ishte pjesë e Real Betisit ishte njëri prej transferimeve të Planes në Arabinë Saudite, duke iu bashkuar kështu Karim Benzemas tek klubi arab, ndërsa vlen të theksohet që ai kishte tentuar edhe transferimin e Angel Correas.
I fundit në listën e tij sipas gazetës spanjolle Marca është Jules Kounde. Mbroitësi francez iu bashkua Barcelonës për 50 milionë euro nga Sevilla, dhe klubi arab është i interesuar për shërbimet e tij, duke e ditur se Barcelona janë të etur që të shesin të paktën njërin prej mbrojtësve të tyre për të rritur fondet.
Deri më tani asnjë çmim mbi kartonin e Kounde nuk është vënë, po ashtu nuk ka ndonjë raportim se francezi do të ishte i hapur për transferim në Lindjen e Mesme.
E njëjta është thënë edhe për Ronald Araujon, por ajo marrëveshje duket më e vështirë, ka raportuar e përditshmja madrilene.
Uruguaiani po përballet me një të ardhme të pasigurt, por duket e pamundur momentalisht që ai të largohet nga futbolli evropian.
Përkundër thashethemeve se ai nuk ishte i kënaqur që po luante në krahun e djathtë të mbrojtjes, Kounde gjithmonë e ka mbajtur një nivel të lartë të lojës dhe dëshira e tij është që të mbetet pjesë e Barcelonës.
Të njëjtën dëshirë e kanë Araujo dhe Christensen, por nëse Barcelona mund të fitojë një shumë të majme parash nga njëri prej këtyre tre lojtarëve, me shumë mundësi do ta pranojnë atë ofertë./Telegrafi/
“Do bëjmë gjithçka për të arritur Botërorin”, kapiteni i Shq...
Konjufca takon diplomaten nga Holanda, MPJD thotë se u riafi...
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të...
Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ...
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...