Ajax është i gatshëm të bëjë një ofertë drejt sulmuesit së Barcelonës, Luis Suarez.
Drejtori sportiv i klubit holandez, Marc Overmars është i hapur për mundësinë ta rikthejë uruguaianin, i cili ishte në klub para se të transferohet te Liverpool-i në vitin 2011, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Ajax do bëjë një ofertë në javët e ardhshme, derisa për Suarez ka shfaqur edhe disa klube nga Amerika dhe Al-Arabi, skuadër nga Katari.

Suarez mund të jetë sulmuesi adekuat që t’iu ndihmojë të rinjve te Ajax-i, shkaku i eksperiencës.
Suarez kishte impresionuar të gjithë sa ishte Amsterdam, duke bërë 159 paraqitje dhe kontribuar me 111 gola dhe 68 asistime.
Këtë sezon, ai shënoi 21 gola./arbresh.info.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...