Ish mbrojtësi i Romës, Leandro Cufre, beson se Antonio Cassano ka pasur talentin për të qenë një nga futbollistët më të mirë në botë.
41 vjeçari ka luajtur me Cassanon te Roma gjatë viteve 2002 deri në 2006.
“Nëse ai do të ishte më shumë profesionist, ai do të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka deklaruar Cufre, teksa fliste për Cassanon, përcjell lajmi.net.
“Ai ishte i shkëlqyeshëm. Unë kam parë pak lojtar si ai”.
“Atij nuk i pëlqente të stërviste. Ai nuk ka pirë alkool dhe nuk qëndronte jashtë deri në orët e vona, por u mërzit me stërvitje. Unë e kam parë atë duke bërë gjëra të nivelit të lartë, gjëra që nuk i kisha parë tek Messi, me të cilin luajta në vitin 2006”.
“Cassano ka menduar se mund të realizonte ndonjë gjë në futboll pa stërvitje, ose më më pak stërvitje”.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...