Emerson mund të jetë lëvizja e radhës nga Inter.
Inter po del të jetë një nga skuadrat më aktive të verës, duke arritur marrëveshje me disa lojtarë dhe duke u interesuar për disa të tjerë.
Pasi kanë konfirmuar transferimin e Achraf Hakimi, Inter flitet se janë afër edhe për një tjetër lojtar defensiv që mbulon krahët.
Sipas medieve italiane, Emerson Palmieri është lojtari që mund të kalojë tek Inter. Agjenti i tij thuhet të ketë takuar përfaqësues të Inter, transmeton lajmi.net.
Bisedimet po zhvillohen për një transferim të mundshëm që do t’i kushtonte Interit plot 30 milionë euro.
Kujtojmë se interesim për lojtarin ka shfaqur edhe skuadra e Juventus.
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima
Osmani e pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë...