Gjatë ditës së sotme është raportuar se Mirlind Daku është duke hasur probleme për një kalim të mundshëm tek gjiganti rus, Zenit Saints Petersburg.
Shkak është bërë paga e majme e Dakut, shkruan Arbresh.info.
E pas këtyre lajmeve që qarkulluan ka folur edhe agjenti i futbollistit nga Gjilani.
Ai tha se negociatat mes Rubin Kazan dhe Zenit janë në fazën përfundimtare, palët duhet vetëm të bien dakord për kushtet financiare të bashkëpunimit.
“Daku është shumë afër transferimit te Zenit, por ende nuk kemi arritur një marrëveshje përfundimtare, nuk kemi rënë dakord për kushtet financiare. Negociatat janë në fazën përfundimtare”, i tha agjenti Dakut korrespondentit të “Championat.com”, Vladimir Chetverik.
Mirlind Daku është 27-vjeç dhe luan për Rubin që nga viti 2023. Këtë sezon, sulmuesi shqiptar ka shënuar 15 gola dhe ka bërë tetë asiste në 26 ndeshje në kampionatin rus./Arbresh.info
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri