Adnan Januzaj e refuzoi vjet Kombëtaren shqiptare, duke e zgjedhur përfaqësuesen e Belgjikës, me të cilën shkoi në Botërorin e Brazilit.
Por, nga ajo kohë, ylli i Manchester Unitedit, i huazuar këtë sezon në Borussia Dortmund, ka mbetur si një hije, përcjell Zëri.
Atë nuk po e fton fare trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots, duke mbetur jashtë edhe në dy ndeshjet e tetorit.
Dhe, shtrohet pyetja: a është penduar dhe a është bërë pishman istogasi që nuk e zgjodhi Shqipërinë?
Kuqezinjtë u kualifikuan në Evropianin e Francës dhe Januzaj do ta kishte mundësinë të bëhet yll i ekipit të Gianni De Biasit.
Por, ai nuk u tregua i interesuar për Shqipërinë dhe tash ka përfunduar askund. Sidoqoftë, shpresojmë që Belgjika ta marrë në “Euro 2016”.
KQZ: Vazhdon rinumërimi i votave, 64 nga 914 vendvotime të p...
Osmani: Kosova është gati për kapitullin e rradhës, statusin...
PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron kom...
Kurti dhe Walker flasin për zhvillimet e fundit në vend
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...
Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ...