Delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës është nisur edhe njëherë për në Serbi, ku mbahet Botërori i boksit amator, por sërish nuk është lejuar që të hyjë në këtë shtet.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari për media në Komitetin Olimipik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi.
“Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për Kampionatin Botëror të boksit, që mbahet në Beograd”, shkroi ai në Facebook.
Boksierët nga Kosova nuk u lejuan të hyjnë në Serbi as të dielën. Për këtë veprim të Serbisëka pasur reagime nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera, të cilat kanë dënuar sjelljen e Serbisë./arbresh.info/
Edhe pa simbole shtetërore, boksierët kosovarë ndalohen të hyjnë në Serbi
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...