Zyrtare: Llapi prezanton mbrojtësin brazilian, Fernando Augusto

15:55 | 15 Qershor 2022
KRG

Llapi ka zyrtarizuar edhe transferimin e ri.

Skuadra nga Podujeva ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto.

28 vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, poashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime.

Shpërndaje në rrjete sociale