Neymar drejt Manchester City?

12:03 | 22 Qershor 2022
KRG

Ylli brazilian, Neymar Jr, pritet që të largohet nga Paris Saint-Germain.

Ndërsa e ardhmja e ish-lojtarit të Barcelonës, është tema më e nxehtë kohëve të fundit.

Braziliani supozohet se do të transferohet drejt skuadrës angleze, Manchester City, shkruajnë mediat e huaja, përcjell arbresh.info.

30-vjeçari ka zhvilluar 144 ndeshje me fanellën e Paris Saint-Germian, ndërsa kohëve të fundit, klubit nuk ka shprehur interesim të madh për të rinovuar kontratën me yllin brazilian.

Neymar në sezonin 2021/22 ka arritur të paraqitjet në 28 ndeshje, ndërsa ka shënuar 13 gola me fanellën e PSG-së.

Ditëve të fundit, “Qytetarët” kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e norvegjezit, Erling Haaland, ndërsa sipas mediave angleze, trajneri i Manchester City, ishte ai i cili personalisht ka kërkuar nga krerët e klubit ta vëzhgojnë situatën e Neymarit.

Kontrata e brazilinait me skuadrën franceze, do te skadojë në vitin2025, por PSG dëshirojnë ta sheshin kartonin e tij para se të vie fundi i kontratës.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i fundit  i lojtarit, pasiqë ai ka shprehur interesim të madh për të qëndruar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale