Masa të reja në Itali, nuk zhvillohet ndeshja nëse 35% e ekipit është i infektuar me Covid-19

16:47 | 12 Janar 2022

Covid-19 kohëve të fundit është duke goditur shumë botën e futbollit, ku shumë lojtarë të skuadrave të ndryshme, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në Serie A, Covid-19 a shkaktuar  kaos të madh.

Andaj, Qeveria italiane, ka vendosur të marrë  masa të reja për sa i përket futbollit në mënyrë që t’i identifikojnë problemet.

“La Gazetta dello Sport”, raporton se qeveria italiane, ka marrë vendim se në rast se një skuadër ka mbi 35% të lojtarëve dhe stafit teknik të infektuar, janë të obliguar të mos zhvillojnë ndeshje.

Covid-19 ka goditur poashtu edhe liga të tjera evropiane,  ku shumë ndeshje janë shtyrë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara