Është identifikuar tifozi i parë i Udineses përgjegjës për ofendimet raciste ndaj portierit të Milanit, Mike Maignan, gjatë ndeshjes së të shtunës në mbrëmje në Udine, çka bëri që ndeshja të pezullohej për 5 minuta në pjesën e parë pas protestave të vetë lojtarit kuqezi, i cili braktisi fushën.
Kjo u bë e mundur edhe falë një prej videove të postuara në rrjetet sociale nga tifozët e ekipit nga Friuli pas përfundimit të ndeshjes.
Ai përsëriti 12 herë “fucking nigger”. Bëhet fjalë për një 46-vjeçar nga provinca e Udines, tashmë i njohur për policinë dhe ndaj të cilit komisari i policisë, Alfredo D’Agostino, ka njoftuar përjashtimin 5-vjeçar nga impiantet sportive. Tifozi u ndjek në gjendje të lirë.
Hetimet e policisë ishin shumë të shpejta. Personeli i specializuar i Komisariatit të Policisë ka marrë pamjet nga kamerat e stadiumit “Bluenergy” dhe produksionit televiziv rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm.
Hetimet e mëtejshme po vijojnë edhe për dy persona të tjerë që ndodheshin në një sektor, gjithmonë pas portës, por paksa larg tifozit të identifikuar./ss
Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në ak...
Kuka: Ofertat për Majlindën vazhdojnë, por ajo mbetet besnik...
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...
Osmani: Epopeja e Dukagjinit – kujtesë dhe testament i sakri...