Evertoni thuhet se ka bërë ofertë për të nënshkruar me ish- lojtarin e Manchester United, Adnan Januzaj.
Sipas mediave angleze, West Ham dhe Everton kanë bërë oferta për 27-vjeçarin, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Real Sociedad.
Lojtari shqiptar aktualisht po stërvitet në Malaga pasi synon të gjejë një klub të ri dhe shpreson që të jetë pjesë e skuadrës së Belgjikës së Roberto Martinez për Kupën e Botës këtë vit.
Evertoni do të përballen gjithashtu me konkurrencë nga Napoli dhe Sevilla, që po ashtu e duan Januzajn në skuadrat e tyre.
Januzaj karrierën e ka nisur te Manchester United gati 10 vjet më parë.
Gjatë kohës së tij te Real Sociedad, ai ka bërë gjithsej 166 paraqitje, duke kontribuar 23 gola dhe 21 asistime.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë