Ylli i kombëtares së Kosovës Vedat Muriq, është dërguar sezonin e fundit te skuadra spanjolle, Mallorca në formë huazimi me mundësi blerje nga skuadra e tij, Lazio.
RCD Mallorca, është dashuruar me performancës e kosovarit dhe ka kërkuar nga skuadra italiane blerën e tij.
Muriqi me anë të performancës së tij të mirë, gjithashtu edhe falë golave të tij, arriti ta shpëtojë Mallorcën nga rënia nga Liga.
Por pas gjashtë muajve të kaluara në Spanjë, huazimi i Muriqi ka përfunduar dhe lojtari është rikthyer te Lazio, skuadër që mbanë kartonin e tij.
“Po punojmë për Muriqin, por ka një diferencë të madhe mes asaj që mund të ofrojmë ne dhe asaj që kërkon Lazio. Ne i njohim burimet tona financiare, i dimë limitet dhe nuk mund t’i kalojmë ato”, deklaroi Diaz, trajner i skuadrës spanjolle, përcjell arbresh.info.
Lojtari me prejardhje nga Prizreni, nuk pritet të qëndrojë në Itali, andaj skuadra spanjolle ka dërguar në Itali një ofertë zyrtare për kartonin e kosovarit me shumë prej 8 milionë euro, ndërsa italianët, e kanë konsideruar këtë shumë si shumë i ulët për kartonin e tij.
Në garë për reprezentuesin kosovar mbeten edhe dy gjigantët turk Galatasaray dhe Fenerbahce, por qëllimi i Muriqit është të qëndrojë në La Liga. / arbresh.info/
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri